Kurti nga ura e Ujmanit fton të gjithë të vijnë në Prishtinë: Nga secili cep i Kosovës, bashkë drejt fitores

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti është shfaqur sot nga Liqeni i Ujmanit, prej ku u ka bërë thirrje simpatizantëve të Vetëvendosjes të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë.

Kurti tha se ndodhej në urën mbi Liqenin e Ujmanit, në një vend që quhet ‘Përroi i Arushave’.

“Nga secili cep i Kosovës, bashkë drejt fitores. Sonte në Prishtinë, nga ora 19:00, në sheshin Skënderbeu, mbajmë tubimin më të madh elektoral ndonjëherë”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos.

Të ngjashme