Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Kabashi pas ndarjes nga jeta të artistit të kombit, Mirush Kabashi.
Në letrën e tij, kryeministri Kurti shkroi se Mirush Kabashin do ta kujtojë gjithmonë për interpretimet e tij të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe në skenë, plot pasion e përkushtim.
Ai shtoi se aktori i mbi 100 roleve në teatër dhe filma, me punën dhe veprat e tij, do mbetet përjetësisht një thesar në kulturën e kombit shqiptar.
“Përveç artistit, ato janë gjurmët e një aktivisti të shumë kauzave sociale e një zëri të fortë të çështjes kombëtare”, ka thënë Kurti.