Kurti ngushëllon për vdekjen e politikanit veteran gjerman: Mirënjohës për përpjekjet e tij për paqen e Kosovës

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për vdekjen e politikanit veteran gjerman, Wolfgang Schäuble, i cili vdiq sot në moshën 81 vjeçare.

Kurti tha se është mirënjohës edhe për përpjekjet e tij drejt paqes dhe sigurisë së Kosovë.


“I pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e politikanit të nderuar gjerman Wolfgang Schäuble, i cili ndihmoi në krijimin e ribashkimit gjerman dhe ishte një përkrahës i madh i unitetit europian. Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij drejt paqes dhe sigurisë së Kosovës dhe shprehim ngushëllimet tona për popullin gjerman”.

Të ngjashme