Kryeminsitri Albin Kurti ka nisur takimet në Norvegji. Të parën bashkëbiseduese të hënën atje e ka pasur Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë Anniken Huitfeldt. Ai ka folur edhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, por për nikoqirët ka pasur edhe kërkesa.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti në këtë shtet skandinav po qëndron bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ndërsa në takim është folur rreth mundësisë “për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe”.
Putin Attacks Intensified Overnight. Save Ukraine’s Children
Protesta në Graçanicë, Radio KIM: Po mblidhen ata që marrin paga nga Serbi…
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për sigurinë dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, si dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare” citohet Kurti në njoftimin e ZKM.
Kryeministri Kurti po ashtu ka shprehur interesimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe norvegjisë.
Ndërkohë, temë e pashmangshme ka qenë edhe situatë në Ukrainë.
“U bisedua edhe për invazionin e agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, në Evropë e posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është rreshtuar krahas botës demokratike, duke ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë e për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas” thekson njoftimi.