Kurti nuk deklarohet për vetafrimin me Limajn: Fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë

Prishtinë | 04 Mar 2025 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti nuk i është përgjigjur sot mediave për vetafrimin me Fatmir Limaj dhe heqjen e vijave të kuqe për Vetëvendosjen, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re, por është duke e pritur certifikimin e rezultateve.

“Së pari, ne presim certifikimin e rezultateve dhe më pastaj do të ulemi dhe të shikojmë rrugën përpara, mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë, por ne kemi dal fitimtarë dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme