Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është larguar për pak ditë nga Prishtina, teksa qyteti është përballur me një nivel të lartë të ndotjes së ajrit.
Udhëheqësi i VV’së është fotografuar në Norvegji, teksa largohej nga një qendër tregtare.
Kurti shihet në fotografi në shoqërinë e bashkëshortes së tij norvegjeze, me plot qese në duar.
E, teksa Kurti po qëndron në Norvegji, grupi i të dorëhequrve të VV’së mësohet të ketë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit një kërkesë për krijimin e një grupi të ri parlamentar.
Ata nuk e kanë emëruar grupin e tyre, por e duan ndarjen nga grupi i Vetëvendosjes ku ndodhen aktualisht.