Kurti nuk flet për targat dhe presionin ndërkombëtar: Deklarohemi nga Qeveria

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 13:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar që të komentojë kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat nga bashkësia ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Pas manifestimit tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” për kancerin e gjirit, ai u tha gazetarëve se për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë dhe presionin ndërkombëtar do të flas nga Qeveria.

“Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, të për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria”.

“Ju lutem të shprehim respekt për këto gra e vajza, sot pasdite do të flasim për këtë çështje”.

Për në orën 16:00 është thirrur mbledhje e Qeverisë, por që nuk është bërë publike agjenda. Përderisa përfaqësues ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që vendimi për ndërrimin e targave të shtyhet edhe për një periudhë.

Të ngjashme