Kurti: Nuk ka nevojë për bachelor e as të jesh gjykatës për ta kuptuar absurditetin e prokurorit në rastin ndaj Radojiçiqit

Prishtinë | 29 Dhj 2023 | 16:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e di a e ndajnë edhe të tjerët habin me të se si ende nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radojiçiqit i cili ka pranuar haptazi krimin e bërë në shtator, raporton Ekonomia Online.

“Nuk e di a e ndani edhe ju habinë me mua se si ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoqiqit i cila ka pranuar haptazi krimin e bërë. Nuk ka nevojë për bachelor e as të jesh gjykatës për ta kuptuar absurditetin e prokurorit ndaj këtij rasti”. Në raste të tilla, në shtetet jasht vendit një prokuror i tillë bëhet i famshwm për vendime të tilla. E ritheksoj se siguria është kushti numër një për Kosovë, pastaj masat për Radojiqiqin, e pastaj edhe tërheqja e kryeministres serbe, Bernaviq nga marrëveshja”- ka deklaruar Kurti.

Tutje, i pyetur për faturat e muajit dhjetor të cilat ngjallën reagime të shumta duke u cilësuar si vlera anormale dhe si të “fryera” kryeministri Kurti tha se ende nuk e ka pranuar faturën për muajin dhjetor, ndërkaq ministrja e ekonomisë së vendit, Artane Rizvanolli tha se për këtë muaj ka pranuar një shumë jo të dallueshme me muajt tjerë në vlerë prej 20 eurove.
E pyetur për ndryshimet e fundit, ajo tha se KEK-u prodhon kapacitete nga 700 deri në  800 megawat e derisa konsumi sot ishte 1000 e 97 megawat ,derisa me 21 dhjetor ishte 1.4 gigawat duke thënë se  është vlerë që do të importohet dallon nga çmimi i ditës në ditë.
” Më 21 dhjetor konsumi  ishte 1.4 gigawat duke thënë se  është vlerë që do të importohet, ndërsa çmimi nuk dihet ende sigurt pasi vlera dallon nga dita në ditë”- tha ajo.

Të ngjashme