“Urime festat e fundvitit” thotë Kurti për deklaratën e Këshillit Prokurorial

Prishtinë | 30 Dhj 2024 | 12:46 | Nga Hasan Hoti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur t’i përgjigjet Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Ardian Hajdaraj, i cili ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të KPK-së dhe se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”, raporton Ekonomia Online.

“Urime festat e fundvitit”, ishte përgjigja e Kurtit kur u pyet mbi këto deklarata të KPK-së.

Kurti qe disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokuroria për intervistim dhe ka thënë se “i mirëpret prokurorët në zyrën e tij. 

Madje, të dielën në podcastin “Rrjedha”, ai ka thënë se “prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”.

Të ngjashme