Kurti: Nuk lejojmë që krimi të legjitimohet

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 14:14 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje  Albin Kurti, ka thënë se nuk lejojnë që tradhtia dhe krimi të legjitimohen në Kosovë.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se marrëveshja për demarkacion kufitar me Malin e Zi është një marrëveshje personale e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Kurti ka paralajmëruar se protesta e 1 shtatorit do të jetë paqësore gjithëpopullore dhe masive.

“Vetëvendosje ka paralajmëruar demonstrata gjithëpopullore, paqësore, sepse ne nuk lejojmë që krimi të legjitimohet në Kosovë. Demarkacioni me Malin e Zi është marrëveshje personale e Thaçit, Mustafës por kurrsesi e kombit shqiptar”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, të gjitha protestat, nënshkrimet e qytetarëve tregojnë dhe dëshmojnë që e drejta dhe fuqia janë në anën e tyre, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se “ky regjim në fuqi që po na sjell këtë demarkacion të padrejtë do të bie nesër në Sheshin “Skënderbe”.

I pyetur nga gazetarët se a do të marrin pjesë edhe dy partitë e tjera opozitare Albin Kurti u përgjigj se “kjo betejë nuk është vetëm e jona por është e përbashkët, është betejë e gjithë opozitës dhe e gjithë popullit i cili nuk e do tradhtinë e mashtrimin”.

Ndërsa, Sekretari për marrëdhënie me jashtë i VV-së Boiken Abazi, ka kërkuar lirimin e gjashtë aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u arrestuan dje nga Policia e Kosovës.

Abazi, tha se klani kriminal nuk mund të ndal lëvizjen të veproj. Ai theksoi se është e qartë arsyeja e arrestimit të djeshëm të aktivistëve të kësaj partie.

“Regjimi nuk i lejon të rinjtë që nuk i frikësohen regjimit. Këta aktivistë janë shembull për të gjithë moshatarët e tyre në Evropë dhe më gjerë.  Ka policë edhe patriotë që nuk i binden urdhrave të Policisë, disa policë më ndihmuan mua që ta kaloj kufirin. Protesta e nesërme do të jetë historike sepse 1 shtatori ka për tu mbajtur si dita e tradhtisë apo kthesa e çlirimit të Kosovës nga ata që e kanë kapur shtetin”, tha tutje Abazi.

albin kurti 1

 

Të ngjashme