Shiheni qysh në krejt këtë “refuzim” Kurti nuk ka asnjë propozim. A nuk është e dyshimtë? Asgjë nuk ofron pos STILIT, IMAZHIT, LOJËS. Krejt kjo është veç infrastrukturë për pushtet të vetin.
Loja me/në kohë është strategji. Sekuencimi është manipulim. Turbullim i pasqyrës reale. E ne, në vend se se me ia kritiku projektin ku ai po investon, i kemi dhanë ma shumë vlerë kohës. Kurthit.
Prandaj cila logjikë po na përvidhet është më e rëndësishme me e dallu, sesa nje proces i caktuar. Cili është paterni?
Logjika e tillë ka detyrë legjitimimin. Që çkado që veprojnë të pranohet pa rezistencë, në emër të njëfar morali.
Këta kanë si qëllim kryesor që versioni zyrtar me qenë në dorën e tyre me të cilin e nënshtrojnë secilën narrativë tjetër.