Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka dëgjuar për marshin “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 2 prill për solidarizim me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Kurti në Klan Kosova, tha se nuk e di nëse do të marrë pjesë në të.
“Po e shoh organizatorin dhe kërkesën dhe po e vlerësoj. Unë me të thënë të drejtën nuk është se e kam dëgjuar këtë iniciative, por si është dita ime këtu, ndonëse duket afër 2 prilli i së dielës, ka ca kohë”, u shpreh Kurti.
Kujtojmë se deri tash shumë politikanë e figura publike, pos që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen me marshin.