Kurti nuk përgjigjet se a do t’i ftojë partitë e tjera opozitare për takim për qeverinë e re

Prishtinë | 09 Pri 2025 | 09:34 | Nga Gzim Mujaj

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se a do të ftojë partitë e tjera opozitare për takim pas refuzimit të LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk pranoi të komentojë as refuzimin e letrës që i ka bërë kreu i LDK-së Kurtit pas kërkesës për takim për formimin e institucioneve të reja.

Kryeministri në detyrë, Kurti, u pyet pas homazheve të rënëve në Betejën e Koshares.

Të ngjashme