Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 1 shtatori mbetet afati nga i cili do të zbatohet vendimi për ri regjistrimin e targave në Veri të Kosovës dhe shtoi se askush nuk mund të pengojë që forcat speciale të policisë të shkojnë atje.
Ai shtoi se nëse gjendja e sigurisë në Veri do të jetë e trazuar, “reagojnë institucionet e Kosovës”.
“Dje jam takuar me komandantin e KFOR-it Ferenc Kajari, me policinë tonë dhe me EULEX-in, barrikadat nuk janë zgjidhja, ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, jo vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë specialin”, tha Kurti në një intervistë për Al Jazeera.
“Policia nga ardhja në veri Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës se tani”, ka shtuar ai.
Të mërkurën Kurti është takuar me komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajari.
“Gjeneral Major Kajari e njoftoi Kryeministrin Kurti për praninë, angazhimet dhe përgatitjet shtesë të KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit”, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë.
“Në këtë takim, u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë”,
“U ritheksua gatishmëria për komunikim, bashkërendim të veprimeve e bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Të martën, Kajari, gjatë një interviste në RTK ka theksuar se “s’ka rrezik për luftë në Kosovë”.
“Mendoj se lufta nuk është çështje relevante besoj unë. KFOR-i nuk ka parë asnjë indikacioni për një ngjarje të tillë. Nuk ka kërcënim për luftë në këtë pjesë, NATO dhe KFOR-i janë këtu”, theksoi Kajari.
Ai ka shtuar se NATO për një kohë relativisht të shkurtër, mund të shtojë trupa ushtarake dhe mjete shtesë nëse për këtë ka nevojë, “por nuk është mirë të flitet për luftë, këtë e kemi diskutuar edhe me kryeministrin Kurti”.
Po ashtu Kajari ka thënë se KFOR-i ka rritur praninë e vet në veri të vendit, derisa ka paralajmëruar serbët se nuk do të lejojë barrikadimin e rrugëve.