Kurti nuk u përgjigj nëse Vetëvendosje i ka votat e nevojshme

Prishtinë | 17 Pri 2025 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, arriti në Kuvend pak para seancës konstituive, por nuk u përgjigj nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka 61 votat e nevojshme opër konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“ Lirojeni rrugën, lirojeni rrugën..”, dëgjohej truproja e Kurtit.

Ndërsa, më herët deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se i kanë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të qeverisë së re.

Pak para se të nisë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, ai tha se do ta mbajnë një mbledhje.

Rexhaj tha se kryeministri në detyrë e ka emrin e kryeparlamentarit.

“Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje – mbi bazën e diskutimeve që i kemi pasur në grupin parlamentar – i kemi numrat për ta bërë këtë gjë. Tashti është çështje që i takon edhe kryeministrit, qoftë emri i kryeparlamentarit – se e di që do të më pyesni – qoftë përbërjen e kabinetit qeveritar”, tha ai, duke shtuar se Albin Kurti “do ta shpalosë para qytetarëve në formën më transparente të mundshme”, tha Rexhaj.


Të ngjashme