Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ka deklaruar se ka pranuar me shqetësim mungesën e furnizimit me energji elektrike, raporton Ekonomia Online.
“Këto shqetësime i kemi përcjellë te transmetuesit e rrjetit dhe kemi kërkuar angazhim maksimal në disa drejtime”, tha ai.
Kurti ka prezentuar dhe të arriturat e ekzekutivit gjatë këtij viti.
“Meqë kjo është mbledhja e fundit për këtë vit më lejoni që të ndaj 10 arritjet tona si qeveri, se pari liberalizimin e vizave nga BE, Tajlanda… njohja e pasaportave. Dy, këtë vit filloj regjistrimi dhe inkasimi i energjisë në katër komunat në veri të vendit… Tre, inaugurimi i bursës ALPEX është arritja jonë më e madhe… Katër shëndetësia publike është bërë më e mirë, më e lirë dhe me më shumë shërbime. Pesë, pensionet janë rritur për 20 për qind. Gjashtë, i kemi dyfishuar dhe trefishuar shtesat për fëmijë. Shtatë pas 13 vjetëve kemi pagë të re minimale më shumë se dyfishë më e lartë. Tetë, në emër të drejtësisë kemi funksionalizuar Instituti për krime të luftës. Nëntë, ka përfunduar me sukses procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave. Dhe dhjetë, krahas rritjes së numrit të ushtareve dhe blerjes së armatimit, nënshkruam kontrata për funksionimin e e fabrikës së municioneve. Ka shumë rezultate të tjera që nuk janë në listë”,tha ai.