Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e ka pranuar ende draftin për Asociacionin meqë nuk është nënshkruar. Kurti ka kërkuar nga PDK e LDK që t’i tregojnë se si e kanë bindur presidentin e Serbisë që të nënshkruaj në vitin 2013 dhe në vitin 2015, pasi sipas tij, Vuçiq nuk po i nënshkruan marrëveshjet me të, raporton Ekonomia Online.
Por, ai tha se ka ofruar nënshkrimin e atij drafti dhe tha se e ka shqyrtuar edhe me kujdes dhe me mëdyshje, por se nuk mund ta bëjë publik meqë është kërkesë e ndërmjetësve.
“Qysh ja keni bo që me juve nënshkrujke, me mu s’po nënshkrun, po ikë. Qysh ja keni ba që nënshkrujke me juve, ju kallzomni qysh ja keni bo në 2013 dhe 2015, jam i interesum edhe unë për nënshkrim, kallzomni qysh ja keni ba”, tha Kurti.
Këtij fjalimi të Kurtit iu përgjigj kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“A u qetësove kryeministër, se u bëne merak këta tutë që të panë kështu”, tha ai.
“S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse s’ka nënshkrim, s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim. Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”.
“Pesë emisarët më kërkuan garancione për të mos e zbuluar draftin]. Më duhet t’i qëndroj besnik kërkesës së tyre. Brukseli thotë që ne kemi marrëveshje, më 27 shkurt dhe 18 mars. Kjo s’është nënshkruar nga pala tjetër, rrjedhimisht as nga ne, përkundër gatishmërisë. Brukseli ka thënë qartë që ne kemi marrëveshje dhe është përfshirë në konkluzionet e KE. Nga pikëpamja e Brukselit është marrëveshje edhe nga e jona. Më shumë se kaq s’mund të them për hollësitë e draft-statutit”.