Kurti pa ndjenja për institucionet, sepse s’ka dhënë asnjë kontribut për ndërtimin e tyre

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 23:29 | Nga Adil Behramaj

Është lehtësisht e ditur pse Kurti e ka këtë pandjeshmëri institucionale dhe papërgjegjësi të madhe në raport me Kuvendin, Kushtetutën, Presidentin, deputetët, qytetarët, shtetin e Kosovës dhe shtetet partnere…

Sepse, nuk e ka dhënë asnjë kontribut në krijimin, ndërtimin dhe forcimin e institucioneve dhe shtyllave të shtetit.

Sot, papërgjegjshëm, shkelë të drejtat e qytetarëve, shpërfillë vendimet dhe e kërcënon Gjykatën Kushtetuese. I kërcënon me arrestime edhe liderët e deputetët. Rrezikon raportet me partnerët strategjikë, që nga Amerika e deri te Shqipëria.

Sa ishte opozitë, karrierën politike e ndërtoi duke e sharë Serbinë. Sapo erdhi në pushtet, pandalshëm po e ledhaton dhe me ngulm pas saj po vrapon!

Tash i ka mbetur vetëm egoja e sëmurë!

Por, të gjithë të votuarit dhe të gjithë ne të emëruarit jemi kalimtarë. Ndërsa, Kosova dhe institucionet janë të përhershme!

Të ngjashme