Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se u vërtetua ajo që dihej se koalicioni PAN e do pushtetin veçse për vete…
Postimi i plotë:
Mësuam atë që e kemi ditur. E duan pushtetin veçse për vete, e duan veten veçse në pushtet, aq të painteresuar saqë edhe të paaftë, të mendojnë për shtetin e të gjithëve.
Ne jemi këtu dhe gjithnjë, sepse e duam Republikën parlamentare, që e do një kryetar kuvendi përbashkues.