Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve ka folur edhe prë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë me praninë e presidentit amerikan Donald Trump në Washington
Kurti tha se zotimet në Washington duhet ta shohim si një grumbullim pikash e jo si marrëveshje “Merre ose lëre”.
“Sa i përket marrëveshjeve që janë arritur me 4 shtator vitin e kaluar në Washington mund të themi që janë zotime të dyfishta unilaterale me një listë zotimesh, nuk kam parë asnjë here në jetën time në një faqe e gjysmë marrëveshje ose zotimesh me kaq shumë gjëra e artikuj mbrënda tyre, sikur të ndodhte se gjatë shkrimit të tyre, dikush të thotë se mos kemi harruar edhe këtë gjë ose atë, dhe çdo gjë futët në këto një faqe e gjysmë, nuk besoj që është menduar që të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet ta shohim si një grumbullim pikash e jo si marrëveshje “Merre ose lëre”, tha Kurti”