Kryeministri Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shihet bashkë me deputeten, njëherësh, kandidate për presidente, Vjosa Osmani, gjersa po qëndronin bashkë me familjet në Parkun e Gërmisë në periferi të Prishtinës.
Kurti po ashtu shkroi se “Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill”.
“Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun Gërmia”, shkroi kreu i ekzekutivit.