Qeveria Kurti ka ndërtuar një politikë të tërë mbi idenë se është më e mençur se aleatët e saj. Përplasja me SHBA-të nuk ëshrë epizodike por është strukturore.
Kjo qasje ndaj SHBA-ve nuk prodhon as sovranitet, as forcim të shtetit, por vetëm izolim dhe humbje besimi.
Në këtë realitet, pyetja se “kuj t’i shërben përplasja me SHBA-në?” ka një përgjigje të pakëndshme, por të qartë: përplasja dhe pengimi i SHBA-ve i shërben Serbisë, e cila menjëherë përfiton duke u paraqitur si palë më konstruktive para BE-së dhe duke hequr presionin nga vetja. Po ashtu i shërben Rusisë, sepse çdo çarje Kosovë–SHBA është pikërisht destabilizimi që Moska ka interes ta ushqejë në Ballkan.
Në fund, me apo pa dashje, qeveria Kurti po e vendos Kosovën në linjë me interesat e Beogradit dhe Moskës. Dhe kjo vendosje nuk është vetëm gabim politik – është dëm strategjik. Shumë i kushtueshëm për Republikën tonë.