Kurti për 26-vjetorin e betejës së Lagjes së re në Kaçanik: Përgjegjësia për të vërtetën, historinë dhe drejtësinë është e përhershme

Prishtinë | 09 Pri 2025 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares” dhe në Kaçanik për të nderuar dëshmorët dhe martirët në 26-vjetorin e rënies së tyre, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi sakrificat e 28 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kujtoi katër gratë dëshmore që ranë në betejat e Kaçanikut, duke përmendur Emsale Frangun, Jehona Rakan, Lumnije Rakan dhe Mukadeze Lika Muhaxherin.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e përkujtimeve të viktimave të masakrave dhe të krimeve të kryera nga Serbia, duke folur për angazhimin e Qeverisë për drejtësi dhe dokumentimin e krimeve të luftës.

“Për herë të parë që nga përfundimi i luftës, kemi miratuar Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale. Kemi konsoliduar bazën ligjore dhe kemi forcuar kapacitetet institucionale për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës. Dokumentimi i të gjitha krimeve monstruoze të Serbisë gjenocidale në Kosovë, po bëhet nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Për herë të parë, regjistrimi i popullsisë i zhvilluar në fund të vitit të kaluar në Republikën e Kosovës ka përfshirë edhe evidentimin e humbjeve dhe vuajtjeve të përjetuara gjatë luftës”.

Të ngjashme