Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë konferencës së sotme ka folur edhe për rastin edhe aksidentit të ministres së MTI-së Rozeta Hajdari, e cila ditë më parë shkaktoi një aksident ku përplasi me veturën e saj një fëmijë, raporton Ekonomia Online.
Kurti u shpreh se nuk ka më shumë informacione sesa ato që ka thënë ministrja Hajdari dhe se i beson plotësisht deklaratës së saj.
“Nuk kam të tjera informacione përveç asaj qa ka thënë ajo dhe më duhet të them se i besoj, nuk ka shenja në asfalt të frenimit, nuk ka pasur shpejtësi më shumë se ç’duhet. Policia e ka rastin”, tha Kurti.