Kurti për dorëheqjen e Liburn Aliut: Pa humbur kohë emërova në këtë detyrë Hysen Durmishin

Prishtinë | 29 Gus 2025 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli rreth dorëheqjes së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili e la këtë detyrë, pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“E falënderoj ish-ministrin Liburn Aliun për kontributin. Ne duhet të vazhdojmë përpara. Pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zëvendësministrin Hysen Durmishin”, tha Kurti i pyetur nga gazetarët në Fushë Kosovë, ku mori pjesë në përurimin e Çerdhes së Fëmijëve.

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje, duke thënë se e ka marrë këtë vendim pasi Dimal Basha mori postin e kryeparlamentarit.

Sipas Aliut, zgjedhja e Bashës s’ka qenë në lartësinë e idealit të tij për Republikën.

Hysen Durmishi u caktua ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes së Aliut.

Të ngjashme