Kurti për Fondin e Sigurisë: Këtë fundjavë donacionet kanë qenë katërshifrore

| 07 Mar 2022 | 10:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur nga gazetarët rreth Fondit të Sigurisë, ka thënë se numri i donacioneve është katërshifror, ndërsa shuma e mbledhur është shtatëshifrore, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa tha se numri i mjeteve të mbledhura ka arritur shtatëshifrore, duke mos dhënë ndonjë shifër më të saktë.

“Unë e di që numri i donacioneve për Fondin e Sigurisë deri në këtë fundjavë ka qenë katërshifror, ndërkaq numri i mjeteve të mbledhura është shtatëshifror. Mirëpo për shifra të sakta mund të ju tregojë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, ka thënë Kurti.

Sipas “matematikës” së Kurtit, numri i donacioneve mund të jetë nga 1000 deri në 9 999; kurse shuma e mbledhur nga 1 000 000 (një milion) euro deri në 9 999 999 (gati 10 milionë).

Të ngjashme