Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ka takuar kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Kurti bëri të ditur se shumë shpejt do t’i zhvillojë takime edhe me të tjerët, por pa specifikuar nëse një gjë e tillë do të ndodh edhe me ndonjë prej partive shqiptare që ka siguruar ulëse në Kuvend.
Kurti i pyetur për dënimin nga Gjykata e Prishtinës me 250 euro për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, me ironi tha se ndonjëherë e dënojnë atë, mirëpo sugjeroi që gazetarët të mos mërziten për një gjë të tillë.
LEXO EDHE: