Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po shprehet i bindur se brenda LDK-së ka zyrtarë që nuk e duan koalicionin me të, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, sipas tij, një pjesë tjetër brenda LDK-së duket se duan që arritjen e marrëveshjes ta shtyjnë deri në fund të afatit.
Në një video amatore të cilën e ka siguruar Ekonomia Online, Kurti flet për gjasat e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike, pasi pyetet nga disa qytetarë në Pejë.
“Nesër bëhet një javë që ne e kemi dorëzuar propozimin te LDK-ja. Prej nesër na mbesin edhe 8 ditë, diku deri më 4 shkurt”.
“Nuk po jam mjaftueshëm i sigurt a po fitojnë ata që s’po duan me u marrë vesh hiç, apo këta që duan të na e shtyjnë deri në fund. Ka prej tyre që duan të na e shtyjnë deri në fund marrëveshjen edhe ka prej tyre që nuk duan të merremi vesh hiç”, thotë Kurti,
Këto komente Kurti i ka bërë gjatë ditës së diel në një të pame në komunën e Pejës, ku qëndroi për ngushëllime, së bashku me kryeparlamentarin nga partia e tij, Glauk Konjufca.