Kurti për Masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk shlyhen kurrë

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pak para takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka përkujtuar Masakrën e Studimës së Vushtrrisë.

Kurti tha se Krimet e Serbisë nuk mund të shlyhen kurrë.

“E kaluara jonë është vendimtare për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet kurrë”, tha Kurti.

Ai i bëri thirrje drejtësisë që ta ndriçojë të vërtetën.

“I bëj thirrje sistemit tonë të drejtësisë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës. Dënime për kriminelët e luftës dhe drejtësi për viktimat. Krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen. Vuajtjet e popullit tonë janë të njoma përherë”, tha ai.

Më 2 maj 1999-të, forcat serbe vranë 116 civilë shqiptarë.

Të ngjashme