Kurti për Mirush Kabashin: Shpirt artisti, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik

Prishtinë | 05 Dhj 2023 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

“Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të së martës që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë”.

Kështu ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ikonës të artit shqiptar.

Kurti ka thënë se pikëllimi është ndezur në zemrat e shqiptarëve, duke përmendur kualitetin dhe shpirtin artistik të shquar të Mirush Kabashit.

Në deklaratën e tij në Facebook, kryeministri Kurti sjell nderime për karrierën afërmë gjysmëshekullore të aktorit, duke përmendur mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në produksione filmash.

Ai e përshkruan Kabashin si një “Sokrat” të vërtetë, duke theksuar interpretimet e tij të mjeshtëruara të poezisë shqipe, veçanërisht “Hymni i flamurit” nga Fan Noli.

Gjatë deklaratës, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e aktorit të ndjerë, si dhe për kolegët e tij të skenës dhe teatrit.

Ai rikonfirmon se trashëgimia artistike dhe kontributi i Mirush Kabashit do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe admirim në historinë e artit shqiptar.

Të ngjashme