Kurti: Për shkak të natyrës ngjitëse të Omicronit, po detyrohemi të kemi masa të tilla

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 13:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë ka arsyetuar masat e marra anti-COVID, duke thënë se “nuk kanë pikë nga qielli”, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se për shkak të natyrës ngjitëse të variantit Omicron, masat kufizuese janë të tilla.

‘’Mund ta ngadalësojmë rritjen e infektimeve. Neve na duhet medoemos ta ngadalësojmë shpejtësinë e virusit, e tani të vaksinohen sa më shumë. Vetëm nëse qytetarët kanë mundësi të vaksinohen dhe të zhvillojnë imunite të mjaftueshëm’’, ka thënë ai sot në Kuvend.

‘’Masat nuk kanë rënë nga qielli por rezultat i kujdesshëm. Jemi Qeveri që nuk marrim vendime që merr ad-hoc e shkel e shko. Jemi qeveri q merr vendime duke u bazuar në konsultime të vazhdueshme. MSH i kanë propozu këto masa pas konsultimeve me ekspertë’’.

Kurti tutje ka thënë se në kohën kur e gjithë bota po përballej me shifra alarmante të të infektuarve u përhap edhe në vendin tonë.

“Tani edhe në Kosovë kemi shfaqje të Omicronit me rritje të rasteve, kjo rritje rezulton se varianti Omicron përhapet shumë më lehtë dhe shumë më shpejtë se sa variantet e mëparshme. Sipas të dhënave të fundit nga vendet tjera, çdo person i infektuar me variantin Omicron po infekton mesatarisht 4 persona të tjerë edhe pse një shumicë e madhe e personave janë vaksinuar apo kanë kaluar një variant të virusit”, tha Kurti.

“Numri i testimeve në Kosovë është i dyti në rajon. Numrat tanë janë më të besueshëm sesa të shteteve të tjera rrotull parametrat kryesorë të pandemisë, hospitalizimet dhe vdekjet janë nën kontrolle. Ajo çka po përpiqemi ne është që shkallën e rritjes ta zvogëlojmë sa më shumë”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme