Kurti për sulmin terrorist: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla

Prishtinë | 01 Tet 2023 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë një javë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Aktin tragjik e ka kujtuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti tha se dhuna ishte e orkestruar nga ana e Serbisë.Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka shkruar Kurti në “X”.

Të ngjashme