Kurti për takimin me Presidenten: Unë dua të shkoj me konstruktivitet dhe optimizëm aty

Prishtinë | 31 Tet 2025 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të shkojë me konstruktivitet dhe optimizëm për hapat e mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.

“Takimi që do ta kemi ën zyrën e Presidentes  ty besoj që do të diskutohet tema për të cilën jemi ftuar e kjo është hapat e mëtutjeshëm meqenëse në tentimin  e parë nuk u arrit formimi qeverisë së re. Unë dua të shkojë me konstruktivitet dhe optimizëm aty. Nuk kam arritur ta ndjekë nga afër mbledhjen  djeshme të kryesisë Kuvendit, pro mua më vjen mirë që deputetët e legjislaturës së nëntë tashmë kanë shtëpitë e tyre, veçse kjo shtëpi duhet të funksionojë. Nuk mjafton ta kesh por edhe të funksionojë. Funksionimi i Kuvendit nënkupton formimin e komisioneve parlamentare. Unë nuk i kuptojë pse nuk i formojnë komisionet parlamentare. Nuk kam argumente të tjera bindëse që janë  jashtë logjikes ose racionalitet, jashtë interesit publik, vlerave ligjore e kushtetuese që i ndajmë bashkë”, tha Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Takimi me liderët e partive politike, i thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të mbahet sot në ora 12:00.

Të ngjashme