Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në përurimin e Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka folur edhe rreth takimit me shefin e CIA-së, Wiliam Burns, i cili vizitoi Kosovën javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.
Në një prononcim për media, Kurti ka thënë se takimi ka shkuar mirë, duke shtuar se është një dëshmi e kujdesit të Amerikës për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo cenimi të sigurisë në kuadër të marrëveshjes bilaterale.
“Takimi ka shkuar shumë mirë. Natyrisht ne kemi bashkëpunim me SHBA-në dhe CIA-n. Unë e falënderoj shefin e CIA-s, Wiliam Burns, që vizitoi vendin tonë. Kjo është një dëshmi e përkushtimit dhe kujdesit të SHBA-së për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo cenimi të sigurisë në kuadër të marrëveshje bilaterale”, ka thënë Kurti.
Megjithëkëtë, ai shtoi se ky takim ishte në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-të dhe të paqes e stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor.