Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

Prishtinë | 13 Kor 2025 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkroi edhe në “X” për takimin e djeshëm me Brendan Hanrahan, Zyrtarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, takim ky që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Brendan Hanrahan, Zyrtar të Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe diskutuam fushat për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër tema të tjera kyçe”, shkroi ai.

Të ngjashme