Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ka folur sërish për tarifat e reja të rrymës që pritet të hyjnë së shpejti në fuqi, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se në këtë kuadër janë dy zgjidhje, ose shtrenjtim ose subvencionim.
“Secili propozim ka trajtuar dimensione të ndryshme por ka qëllim të përbashkët dhe ai është bllok-tarifat më të përshtatshme për qytetarët. Ne kemi dhënë deri në 75 milionë për subvencionime në mënyrë që të zbusim këtë krizë. Duhe të jemi të vetëdijshëm që të mos ketë reduktime dhe shkyqje duhet të ketë ose subvencionim ose shtrenjtim ose kombinim të këtyre dyjave. Subvencioni është barrë shumë e madhe mirëpo e shtrenjtimi nuk është zgjidhje”, ka thënë ai.
Ai tha se komentet e VV-së, ministrisë dhe Qeverisë nuk janë kundërthënëse por që tha se kanë dallime.
“Është e vërtetë se kemi pasur edhe komentet e ministres së Ekonomisë, VV-së dhe ministres Financave. Këto komente kanë dallime, mirëpo nuk janë kundërthënëse”, ka thënë Kurti.