Kurti për tokat e Manastirit të Deçanit: Ka folur zëdhënësi im edhe e ka sqaruar ministri

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të jap shumë shpjegime në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitet dhe Kthim Nenad Rashiq që dje ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se për këtë ka sqarua vet ministri, dhe ka folur edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

“Ka folë tashmë zëdhënësi im Arlindi dhe po ashtu e ka sqaru edhe ministri”, tha ai teksa po ngutej të futej në veturë pasi mori pjesë në një ngjarje ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Të ngjashme