Kryeministri Albin Kurti, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, foli për kthimin e Arben Vetisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se “është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase”. Sipas tij, vendimet duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe në interes të publikut.
“Tash e kemi ministër sërish Arben Vitinë, është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase. Andaj ne duhet ta mbrojmë interesin publik, atëherë kur ky nuk është rasti, për këtë çështje konkrete besoj që Ministria, Qeveria shumë shpejt do ta kenë qëndrimin e vet, por unë edhe një herë po e theksoj që po vendime në përputhje me ligjin dhe rregullat, por gjithmonë në interes të publikut”.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Qeveria shumë shpejt do ta japin një qëndrim lidhur me dy vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik që lejojnë blerjen e barnave pa Autorizim Marketing ose certifikatë të cilësisë.
“Sa i përket vendimit të OSHP-së, ne si Qeveri e Republikës nuk preferojmë t’i komentojmë vendimet e organeve shtetërore. Presim që zbatimi i ligjit dhe i rregullave të jetë në shërbim interesit publik”.