Kurti për vizitën e Bërnabiqit: Të vijë ta shoh si funksionon një shtet demokratik e i pavarur

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për vizitën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq në veri të Kosovës të hënën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ajo mund të hyjnë në Kosovë dhe të shoh se si funksionon një shtet demokratik e pavarur.

Madje tha se vizita e saj është kundërpërgjigje vizitës së zyrtarëve të qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës.

Ai tha se vet një ditë do ta vizitojë këtë pjesë, por që nuk tregoi se kur.

“Vizita e Bërnabiqit edhe ajo do të hyjnë në Kosovë dhe ta shoh që po funksionon një shtet demokratik edhe më i pavarur se Serbia. Për targat do të bëjmë më të mirën e mundshme”.  

“Zyrtarët e Qeverisë do të shkojnë të hënën në Luginë, kur na kanë pa. Unë do të shkojë një ditë, por kur ata e kanë kuptuar që do të shkojmë e kanë bërë kërkesën që Bërnabiq të vijë”.

Të ngjashme