Kurti: Përfaqësuesit e politikës së jashtme janë të paditur dhe s’kanë kredibilitet

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po debatohet për skandalet dhe dështimet në politikën e jashtme, i ka quajtur të paditur përfaqësuesit e politikës së jashtme, raporton Ekonomia Online.

Lideri i VV-së foli edhe për fondet e shpenzuara për lobim për anëtarësim në  Organizata Ndërkombëtare.

“Qysh moti na kanë premtuar njohje nga Serbia dhe anëtarësim e askund s’jemi. Kjo nuk ka ndodhur, sepse politika e jashtme është edhe politikë e brendshme. Miliona janë dhënë për lobim e për anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare, ndërkaq që pagat janë shumë të ulëta”.

“Përfaqësuesit e politikës së jashtëm janë pa dije. Ata lobojnë si t’ua dojë mendja. Nuk mund të lobosh me qasje biznesmeni për Interpol”.

Duke folur për presidentin Hashim Thaçi, Kurti ka thënë se i njëjti po tenton që ta shmang Kuvendin në arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Sipas tij, kjo paraqet tendencë grushtshteti ndaj Kosovës.

“Kosova praktikisht nuk po funksionion. Presidenti e ka hedhur në gjyq edhe kryeministrin edhe Kuvendin. E ka pyetur Kushtetuesen se a mund të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare dhe në anën tjetër të anashkalojë Kuvendin. Kjo paraqet intencë për grushtshtet ndaj Kosovës”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1954049074679866/

Të ngjashme