Kurti përgjigjet njëjtë kur pyetet për presidentin: Kur të kemi rezultate, do të ju njoftojmë

Prishtinë | 16 Pri 2026 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar shkurt para mediave lidhur me raportimet për negociata të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online

Ai nuk ka dhënë detaje konkrete, por ka bërë të ditur se komunikimet janë duke vazhduar dhe se opinioni do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të ri.

“Jam gjysme orë me vonesë. Jemi në komunikim, kur te kemi rezultate do të ju njoftojmë“, tha Kurti.

Përgjigjen e njëjtë Kurti e kishte dhënë edhe të mërkurën kur është pyetur nga mediat për çështjen e presidentit.

Të ngjashme