Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në ceremoninë e vëniës së gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.
Sipas njoftimit, ceremonia mbahët këtë të shtunë.
Pos kryeministrit, aty merr pjesë edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës e zyrtarë komunalë.
Projekti për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike financohet nga buxheti komunal. Kontrata është dyvjeçare, kurse vlera e projektit është 2,566,649.05 euro.