Kurti pjesë e symposiumit “Bota pas COVID-19”, të mbajtur në Athinë

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Symi Symposium, me temën “Pandemia: Bota pas COVID-19”, në ku morën pjesë përfaqësues nga mbarë bota.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka folur për menaxhimin e pandemisë për gjatë kohës sa ishte kryeministër

“Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katër mujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht”, ka shkruar Kurti

Postimi i plotë i tij:

Pandemia: Bota pas COVID-19″ ishte sivjet tema e Symi Symposium i cili u mbajt për 22-tën herë, kësaj radhe në Athinë të Greqisë. Personalitete të shquara politike, akademike e humanitare nga Evropa morën pjesë fizikisht, por edhe nga mbarë bota nëpërmjet platformës Zoom, në panele të shumta me prezantime të vlefshme e diskutime interesante.

Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katër mujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht

https://www.facebook.com/albini2017/posts/927956037704281
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme