Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se plani franko-gjerman i ka penguar më së shumti Beogradit, pasi siç ka thënë, aty përmendet termat si territorialiteti, sovraniteti, barazia e demokracia.
Kurti ka thënë të enjten në “Zëri i Amerikës” se për ta kundërshtuar këtë plan, Beogradi organizoi daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.
“Kjo nuk është një marrëveshje që bëhet brenda ideologjisë së zgjidhjes së problemeve. Unë e kam mirëpritur faktin që kemi nocione, koncepte universale si hyrje të këtij propozimi. Integriteti territorial, sovraniteti, pavarësia, barazi, sundimi i ligjit, demokracia, vetëvendosja, të gjitha këto përmenden aty”.
“Duke se kjo i ka penguar më së shumti Beogradit dhe pikërisht për ta ambalazhuar refuzimin e këtij propozimi ata dhanë dorëheqje prej institucioneve në Kosovë, në veri të Ibrit, dhe përmes barrikadave dëshiruan ta territorizalizojnë çështjen për brenda nostaligjisë për të ashtuquajturin shkëmbim territorial që ka dështuar si projekt por nuk ka vdekur si ide, dhe dëshiruan ta mbysin pluralizmin e etnitetit serb që po lind me Nenad Rashiqin dhe Rada Trajkoviqin. Propoizimi franko-gjerman është një bazë e mirë mirëpo nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Beograd, u tha që është hedhur poshtë propozimi i tillë”, ka thënë Kurti.