Le ta dijë secili rugovist!
E urrejnë Ibrahim Rugovën, e konsiderojnë lider inferior në krahasim me Demaçin e Qosjen, mendojnë se ajo çfarë ka bërë Rugova gjatë viteve të 90’ta ka qenë një lloj tradhtie kombëtare, kurse atyre u hedhin hi syve duke e vizituar varrin e Rugovës për arsye elektorale.
Është ironike qysh Kurti po dëshiron me votat e rugovistëve me e eklipsu ne këto zgjedhje peshën politike të Rugovës, duke marre me shume vota se sa qe kishte marre Rugova ne vitin 2001 dhe 2004. Ky është një perversitet politik.
Vjosa Osmani ne këtë mes është seksere e votave. Po provon me i marre votat e rugovistëve, te mbështjellura me flamurin e Rugovës, për me i çu ato te bijtë ideologjike te Rexhep Qosjes.
Paramendojeni: po kërkon vota për Vetëvendosjen, për me u be personalisht presidente. Mire, ku mbesin ato vota pastaj? Presidenti/ja nuk ka të drejtë të udhëheqë parti politike.
E gjithë kjo është qesharake. Është një eksperiment politik erdoganist, për me e rrënu figurën e Ataturkut.
Albin Kurti dhe krejt çka ai përfaqëson janë saktësisht e kundërta e rugovizmit.
LDK nuk është ne ditën e vet me te mire, mirëpo LDK edhe ne ditën e vet me te keqe është shume me e mire se sa Vetëvendosje.