Kurti po don “barabarësi në varfëri”

Prishtinë | 31 Kor 2023 | 22:13 | Nga Shenoll Muharremi

Protesta ishte e bukur… Pak art e kreativitet me integru ne protestë e kishte ba edhe ma të fiqishme. Përndryshe porosia është bartur. E kam përkrahur protestën për shkak se veprimi ka qenë selektiv me paramendim.

Qeveria po provon me u justifiku, por kur e ke gabim, edhe 100x nuk mundet me u justifiku. Tash ka fillu me i shiqu rastet tjera, ex-post, në vend se ex-ante.

Betejën me media e ka humbur qeveria prej dites 1 dhe kurrë nuk mundet me e fitu, për shkak të settingut aktual.

Albini është tregu kokëfort dhe rigjid edhe me veri, nuk po duket që është person që ndëgjon tjerët apo dikënd. Kjo është shprehi e keqe profesionale se njerëzit e mençur gjithmonë marrin dhe konsiderojne mendimet tjera. Gjasat me gabu kur vepron pa konsultim janë maksimale.

Narrativin që ai po e përdor është i rrezikshëm. Edhe qasjen ekonomike e ka tepër dallash. Ai dëshiron njëfar “barabarësi në varfëri”. Me veprime e politika të tilla kur shkatërrohet i pasuri, dështon ekonomia dhe shteti rrjedhimisht. Dmth ai ka problem shumë të thellë të kuptueshmërisë si zhvillohet e rritet shteti.

Me vazhdu kështu, as taksa për ndihma nuk mundet qeveria me mbledh, e lere më për diçka tjetër. Mendoj që po kërkon një exit-strategy por spo din as vetë si. Nuk besoj që ka me qenë kryeministër i ardhshëm i vendit, së paku jo për një kohë derisa reflekton mirë dhe i kupton konceptet baze të ekonomisë se tregut dhe sidomos largohet nga qasja e politikës së shekullit XIX të “nation state”.

Të ngjashme