Kosova sonte po zhvillon ndeshje kundër Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Euro 2020, e i pranishëm atje është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kurti e ka bërë të ditur prezencën e tij në tribunën lindore, duke shkruar në Facebook.
“Në tribunat e lindjes së stadiumit ‘Fadil Vokrrit’. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore”.
Kjo është hera e parë që Kurti e përcjell një ndeshje të Kosovës. Ai madje ka vënë dhe një shall me flamurin e Kosovës, të cilin disa herë e ka quajtur “flamuri lara-lara”.