Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se koalicionet e fundit janë koalicione të panikës
“Nuk i di të gjitha hollësitë e dinamikave. Më shumë jam marrë me atë se çfarë do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.
“Në atë kohë jam marrë më shumë më përpilimin e 40 prioriteteve të Republikës. Në përgjithësi këto koalicione bëhen nga paniku. Po të mos ekzisonte Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ishin këto koalicione, këto kanë ardhur pasi që Vetëvendosja po rritet”, tha Kurti