Kurti premton Gjykatë për Çështje Familjare: Do t’i trajtojë pronën, dhunën dhe detyrimin ushqimor

Prishtinë | 13 Sht 2026 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti në premtimet e tij për Qeverinë Kurti 4 tha se gjykata për çështje familjare do t’i trajtojë me përparësi pronën, dhunën në familje, shkurorëzimin dhe detyrimin ushqimor.

Ai po ashtu deklaroi se gjykimi dhe paditë do të digjitalizohen në të gjitha shkallët.

“Gjykata për Çështje Familjare, do ti trajtojë me përparësi pronën, dhunën në familje, shkurorëzimi dhe detyrimin ushqimor. Padia dhe gjykimi do të digjitalizohen në të gjitha shkallët gjithandej Republikës”, tha ai.

Të ngjashme