Kurti premton heqjen e TVSH-së për librin

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 12:10 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka premtuar heqjen e TVSH-së për librin në mandatin e tij qeverisës, raporton EkonomiaOnline.

“Do ta heqim TVSH-në për librat. Nuk do ta trajtojmë librin asnjëherë si mall të zakonshëm dhe nuk do të lejojmë kurrfarë pengese në qarkullimin e librave. Vetëvendosje është subjekti i cili është i interesuar t’i sjellë në politikë dijen, shkencën, kulturën, studimet. Prandaj Vetëvendosje dhe libri janë bashkë, e do të jenë bashkë”, u ka thënë Kurti shtëpive botuese derisa i vizitonte.

Sipas Kurtit, qeveria e do të përkrahë intensivisht botuesit, për përkthim të veprave cilësore letrare e teorike, por edhe për botimin e autorëve vendorë.

“Libri është themel i pazëvendësueshëm i kulturës. Duke mos i respektuar librat përfunduam me këta qeveritarë injorantë e hajna”, tha Kurti.

Kurti këtë premtim e bëri gjatë një vizite që zhvilloi në Panairin e Librit të këtij viti që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

 

Të ngjashme